BB skenar për uljen e borxhit: Reforma të thella në taksa, pensione dhe energjetikë

Banka Botërore jep alarmin për rritjen e nivelit të borxhit publik. Në prezantimin e raportit për Europën Juglindore, Abebe Adunga, u shpreh se në rastin e Shqipërisë niveli i borxhit publik është një shqetësim madhor dhe duhet të ndërrmeren reforma të thella fiskale.Sipas një skenari të Bankës Botërore për Shqipërinë nëse nuk ndërhyhet në taksa, pensione dhe energjitikë borxhi pritet të shkojë në 84 % gjatë 2020. Ekonomisti i Bankës Botërore u shpreh se rritja ekonomike për Shqipërinë do të jetë 1.3 deri në 1.4 %.“Shqetësim madhor për Shqipërinë është borxhi publik.Tavani prej 60% u hoq në vitn 2012 dhe kjo ka bërë që të rritet ndjeshëm.Deri në fund të këtij viti parashikohet të shkoj në 72 % .Nëse vazhdohet kështu ne parashikojmë një skenar që parashikon se niveli i borxhit në 2020 mund të shkoj deri në 84 % të prodhimit të brendshëm bruto.Por cfarë duhet të bëhet?Shqipëria mund ta ndryshojë këtë fakt vetëm me reforma të thella fiskale, duke ndërhyrë në taksa në skemën e pensioneve dhe në sektorin energjitik.Projekti i rritjes ekonomike për Shqipërinë parashikohet të jetë 1.3-1.4%, një nivel jo shumë i lartë por pozitiv.Përsa i përket mbështetjes së qeverisë për pagesat e prapambetura, Banka Botërore premton një shumë 100 deri në 200 milion USD.“Ne po shohim mbështetjen e Shqipërisë në reformat e mbledhjes së të ardhurave ,të reformave të sistemit financiar dhe një mbështetje buxhetore për pagesat e prapambetura të bizneseve. Gjithsesi nuk mungojnë edhe projekte investimesh që kapin shumën e 86 milion USD. Shuma për mbështetjen financiare ndaj qeverisë që do të ofrojmë do të varet prej buxhetit 2014 dhe kjo mund të variojë nga 100 në 200 milion USD”tha Goldstein.Përsa i përket vendosjes së taksës progresive, Elen Goldstein, drejtoresha e BB për Europën Juglindore u shpreh se mund të funksionojë.“Të dyja sistemet e taksave mund të funksionojnë.Këtë e kemi parë në disa vende dhe për Shqipërinë mund të jetë kështu.Gjithsesi më e rëndësishme për momentin është mbledhja më e mirë e taksave” tha ajo.Banka Botërore parashikon për të gjithë rajonin një rritje të ngadaltë ekonomike edhe në vitet në vijim.