PD nderon Azem Hajdarin, apeli i Berishës: Mbroni idealet e dhjetorit

Drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike zhvilluan homazhe pranë shtatores së Azem Hajdarit në Qytet Studenti. Nga atje, ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje shqiptarëve të qëndruar në këmbë dhe për të mbrojtur parimet dhe idealet e dhjetorit që sipas tij sot janë të kërcënuara.“Idealet e dhjetorit sot jane te kercenuara sepse ne pushtet jane jo vetem trashegimtaret genetik por mjerisht trashgimtaret politik te atyre qe ne permbysem ne dhjetorin e vitit 90. Jane bije te cilet, nuk ngurojne te zevendesojne shtetin ligjor me shtetin policor, nuk ngurojne te bejne gjithshka per te penguar rrugen tone drejt Evropes, nuk ngurojne te pengojne per vitin e trete statusin e vendit kandidat, nuk ngurojne por ne menyre kercenuese festojne sipas kalendarit te Beogradit, duke pushkatuar per se dyti te renet e kombit, me portretet e Enver Hoxhes dhe i shperndajne ata siç bene Edi Rama me Facebook ne mbare boten, nuk ngurojne te shpallin me pare dhjetoristet, traktoriste e keshtu me rradhe. Pra, ky dhjetor e gjen Shqiperine ne nje revansh te çmendur, te papermbajtur te bijeve te eterve qe permbysem. Idealet e dhjetorit jane nje apel i fuqishem per rinine shqiptare, jane nje apel i fuqishem per te gjithe shqipatret te qendrojme ne kembe, per te mbrojtur vlerat dhe parimet qe ne besojme, per te mbrojtur arritjet qe kemi realizuar, duke mbrojtur dhe zhvilluar ato qe ne besojme. Te qendrojme ne kembe per te mbrojtur udhetimin tone drejt Evropes, si destinacioni i endrrave te te rinjve shqiptare si e ardhmja me e shkelqyer e shqiptareve sot, vitet, dekadat dhe shekujt qe vijne. Edhe njehere nder te madh studenteve liberatore, Azem Hajdarit tribunit legjendar, familjes se tij dhe te gjithe atyre qe shnderruan dhjetorin e 90 ne pranveren e vertete te demokracise shqiptare” tha Berisha.Berisha vlerësoi se qeveria e tij ka arritur një sërë suksesesh për përmbushjen e endrres së atyre qe ne dhjetor mbushen rruget dhe sheshet e Tiranes nen moton “Ta bejme Shqiperine si gjithe Evropa”.“Sot mbare shqiptaret perulen me nderimin me te madh para vepres se prijesit te lirise, udheheqesit te levizjes studentore te dhjetorit 90, levizjes me te fuqishme paqesore te kombit shqiptar ne tere historine e tij, levizjes e cila ne kete shesh dhe ne rruget dhe sheshet e Tiranes do te gjunjezonte diktaturen me te eger, qe Europa kishte njohur pas Luftes se Dyte Boterore, do te gjunjezonte regjimin hoxhist, regjimin e Hitlerit shqiptar te Pasluftes, dhe do hapte dyert e lirise per shqiptaret, themelimit te pluralizmit, dhe ecjes drejt sistemit demokratik. Ndaj dhe sot le te shprehim ne nderimin tone me te madh per Azemin, prijesin e studenteve, udheheqesin e Partise Demokratike, Azem Ti Je Gjalle, per studentet liberatore qe u shnderruan ne ato dite dhjetori ne engjuj te lirise se shqiptareve, per te gjithe ata qe mbeshteten ate levizje dhe bene qe uragani i fuqishem dhe i pandalshem te çonte me vone ne permbysjen me voten e lire te regjimit hoxhist.Sot ne kremtojme kete dite pasi Shqiperia eshte anetare e NATO-s, pasi ne Shqiperi jane hedhur bazat e fuqishme te ekonomise funksionuese te tregut, Shqiperia eshte anetare e Keshillit te Evropes, Shqiperia eshte rekomanduar per dy vite me rradhe per statusin e vendit kandidat, shqiptaret levizin te lire ne mbare Evropen, ekonomia shqiptare i rezistoi krizes. Te gjitha keto jane arritje ne perputhje me endrren e atyre qe ne dhjetor mbushen rruget dhe sheshet e Tiranes nen moton “Ta bejme Shqiperine si gjithe Evropa”u shpreh ish-Kryeministri.