Opozita nuk voton ndryshimet në kod, Ruçi:Të përfshihen rekomandimet e partnerëve

Mazhoranca në Komisonin e Integrimit ka kaluar e vetme paketën antikorrupsion të qeverisë përballë votave kundër të opozitës e cila kërkoi tërheqjen e projektligjeve dhe ndryshimin e tyre sipas rekomandimeve të OSBE, OPDAT dhe BE.Në një linjë Minstria e Drejtësisë dhe deputetët socialistë thanë se dokumenti final do jetë në përputhje me standardet që kërkojnë partnerët ndërkombëtarë.“Gjatë hartimit të projektligjit ka pasur qëndrime të ndryshme. Ne jemi të hapur edhe tani për qasje të reja për projektligjin. Objektivi ynë është lufta kundër korrupsionit dhe ndryshimet e para të bëra në Kodin e Procedurës Penale apo ligjet e tjera nuk kanë dhënë rezultate”, kanë bërë të ditur përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë.Por opozita këmbënguli në qëndrimin e saj se zëri i ndërkombëtarëv e nuk është degjuar.“Projektligji duhet të tërhiqet, pasi qeveria nuk i ka marrë parasysh rekomandimet. Nuk e di nëse qeveria është e bindur që nuk po dobëson njësitë hetimore të përbashkëta”, u shpreh ish Ministrja e Integrimit.Sipas paketës së re të qeverisë, korrupsioni trajtohet njësoj si krimi i organizuar dhe si i tillë ai duhet të hetohet dhe gjykohet nga Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda.Siaps projektligjit personavt që do dëohen për korrupsion do tu konfiskohet pasuria.