“Policia greke i vrau me qëllim”, familja Çollaku: Polici grek u vra nga vetë kolegët

Dy trupat e pa jete te vellezerve Çollaku jane kthyer ne vendlindjen e tyre, duke marre me vete edhe misterin e nje vrasje qe per familjaret eshte me shume se kriminale.Familjaret e Melsi dhe Klevis Çollaku i kane terhequr trupat nga morgi i Follorines dhe me pas i kane sjelle ne Shuec, ku sigurisht qe ka qene nje dite e veshtire per te gjithe.Xhaxhai i dy vellezerve akuzon policine qe i ka vrare pa paralajmerim dhe se polici eshte viktime e plumbave te kolegeve te tij dhe gjithe pergjegjesine e kane hedhur ndaj Melsi dhe Klevisit.Madje deshmia eshte edhe me renduese per policine greke, pasi dyshohet se njeri nga shqiptaret eshte vrare ne territorin tone.Familja ka perjetuar momente te veshtira, madje nusja e njerit prej viktimave ka tentuar edhe vetdjegien, por eshte frenuar nga te afermit.Vëllezërit, Melsi dhe Elvis Çollaku dhe polici grek Elias Kostenis, mbetën të vdekur si pasojë e një përplasje me armë 2 kilometra brenda tokës greke në zonën e liqenit të Prespës së Vogël. Ngjarja e rëndë ndodhi 20 minuta pas mesnatës së të dielës, kur një patrullë e policisë greke prej tre efektivësh ishin duke bërë kontrolle.Policët grekë ishin duke patrulluar në këmbë dhe makinën e kishin lënë 45 minuta larg vendit të ngjarjes. Sipas dëshmive, ata kanë thirrur në gjuhën shqipe "Ndal Policia", por nga kasollja janë qëlluar me armë.Lexoni : Luftë në një kasolle në Greqi, vriten 2 shqiptarë nga Korça dhe një polic grek