Basha: Qeveria 3 muaj mashtrim, po shfryhet tollumbacja e premtimeve elektorale
“Për herë të parë prej më shumë se një dekade Shqipëria dhe ekonomia e saj nuk konsiderohen më si destinacin tërheqës dhe nxitës për investimet e huaja”, kështu deklaroi Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së.Gjatë fjalës së tij, Basha theksoi raporti i S&P është një një alarm dhe një lajm të keq për ekonominë dhe investitorët e huaj që operojnë në Shqipëri.“Në vigjilje të festës së rinisë Shqipëria nuk morri dhuratë por një shuplakë. Një nga Kardinalët e kredobilitetit financiar S&P e uli vlerësimin nga B+ në B. Ky është një lajm i keq për të gjithë shqiptarët, për ekonominë, sipërmarrjen, investitorët e huaj etj. Për hërë të parë, investitorëve të huaj u thuhet se janë të paralajmëruar nëse duan të marrin në sy rreziqe të shtuara për shkak të investimit të tyre në Shqipëri. Për herë të parë prej më shumë se një dekade Shqipëria humb pozicionin për të qenë vend tërheqës për investime. Raporti i Standard & Poors, është një alarm. Që nga 2007 e deri më tani vlerësimi për Shqipërinë ka qenë stabël. Efektët e krizës globale sigurisht u ndien, u prekëm nga ngadalësimi i rritjes së ekonomisë", vuri në dukje Kryetari Basha“Rritja e borxhit në 2013 po sjell është një parashikueshmëri negative për 2014. Taksat e shqiptarëve në vend që të përdoren për investime do të shkojnë për të larë borxhin. Nuk janë parashikuar investime, rritje rrogash apo pensionesh. Viti 2014 do të jetë viti zero i rritjes së rrogave dhe investimeve. Premtimi për “Rilindje” është zeroja. Kryeministri dhe qeveria e tij braktisën në bllok premtimet me të cilat i morën votën shqiptarëve. Premtimi i legalizimit pa para ka dalë një mashtrim i madh. Nuk ka dhe nuk do të ketë ulje të borxhit, shërbim shëndetësor falas, ulje taksash, punësim masiv, rend brenda 100 ditëve e plot premtime të tjera që frynë tullumbacen e Rilindjes”.“Ka vetëm përkeqësim, rritje e borxhit, krimi, megallomani etj. E kanë bërë nga gjakftohtësia apo kanë në gjak mashtrimin, pyesin sot shqiptarët. Ne si opozitë do të bëjmë zbardhjen e të vërtetave për publikun shqiptar. Asnjë e mirë nuk i vjen vendit nëse ne e lëmë qeverinë të këndojë. Në çdo lloj mënyrë dhe çdo vend duhet të bëjmë të ditur se, qeveria nuk po mban asnjë premtim, por po e fut në kolaps vendin. Janë dashur vite për të marrë standardet e kompanive më të mira, por u deshën vetëm tre muaj për të shkuar pas. Ne nuk do të lejojmë që Rama dhe të tijët ti fshehin të vërtetat nëpërmjet shfaqjeve televizive, e vetmja fushë ku kanë shënuar arritje”, përfundoi fjalën e tij Basha.