Burrel, i dënuari me burg përjetë prej 9 ditësh në grevë urie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2013, 10:04
Një i dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Burrelit, prej 9 ditësh ndodhet në grevë urie.Valmir Hoxha, që prej datës 30 nëntor ndodhet në grevë urie në burgun e Burrelit, për shkak të kushteve në këtë burg.I dënuari Valmir Hoxha, për grevën që ka nisur ka njoftuar RTV Ora News përmes një letre.Valmir Hoxha, është nga qyteti i Shkodrës , dhe është dënuar në vitin 2003 me burg përjetë për një vrasje të cilën e ka kryer në vitin 2001.