Rama bashkëbisedim live nga Kryeministria

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot në orën 17:30 një bashkëbisedime live me qytetarët nga Kryeministria.Lajmërimi është bërë vetë nga kryeministri Rama në rrjetet sociale, ku fton qytetarët që në 8 dhjetor, në Ditën e Rinisë, të zhvillojnë një bashkëbisedim me të.Rama do të jetë në praninë e një grupi nxënësish të shkëlqyer, por fton që ky bashkëbisedim të ndiqet jo vetëm përmes televizionit e radios, por edhe duke marrë pjesë aktive me pyetje në Facebook e Twitter.Mesazhi i plotë i Edi Ramës:KRYEMINISTRI YTTë dielën 8 Dhjetor 17.30 LIVE nga Kryeministria8 Dhjetori është Dita e Rinisë. Në 8 Dhjetorin e largët 1990 nisi Lëvizja Demokratike që kulmoi me dorëzimin e regjimit komunist përballë kërkesës së studentëve për të pranuar pluralizimin politik dhe që çoi më pas në rënien përfundimtare të diktaturës. Në këtë 8 Dhjetor, në praninë e një grupi nxënësish e studentësh të shkëlqyer dhe për të kremtuar Ditën e Rinisë, kryeministria çel edhe serinë e përmuajshme të bashkëbisedimeve të hapura të Edi Ramës me qytetarët në Sallën e Hartave. Jeni të ftuar ta ndiqni këtë takim jo vetëm përmes televizionit e radios, po edhe duke marrë pjesë aktive me pyetjet tuaja në Facebook e Twitter.