Frika nga dënimi si përdorues, të rinjtë injektojnë drogën në shtëpi për siguri
Të mos zgjedhësh më vendet periferike, ish-reparte apo qoshe pallati të errëta, por të injektosh drogë në shtëpi, kjo është një tendecë në rritje e të rinjëve vartës të drogërave.Specialistët këtë e lidhin me kontollet e shpeshta të policisë dhe frikës së arrestimeve të të rinjve. E mira e kësaj mënyre zgjedhje është shmangia e infeksioneve nga injektimet në grup me një shiringë, pra një vend më i sigurt, por pasojat dhe modelet e lëna në familje në këtë rast janë fatkeqe.Arian Boci, nga shoqata kombëtare e Stop Aids thotë se drogërat e rënda si heroinë dhe kokainë i injektojnë edhe 20 vjeçarët. Të dhënat e shoqatës dhe të dhënat e ISHP-së tregojnë së 63.5% e të rinjëve kanë injektuar drogë 5 vitet e fundit, 43.5% injektojnë drogë disa herë në ditë, ndërsa shqetësimi është edhe më i madh kur raportohet se 24% e të rinjëve janë shprehur se kanë injektuar drogë nga një shiringë e përdorur më heret, duke rritur mundësinë e infeksioneve.Mungesa e kontrolleve dhe e masave bënë që në vend edhe adoleshentët të përdorin drogë. Nuk bëhet fjalë më për hashash, por për drogëra më të rënda. Sociologia, Entela Binjaku, thotë se adoleshetët e bëjnë këtë nga hiperaktivitet pa menduar më për pasojat. Ndërkohë që theksi vihet tek roli që duhet të kenë prindërit për të komunikuar më hapur me fëmijët.1-3 që injektojnë drogë i pastrojnë shiringat vetëm me ujë, ose injektojnë shiringa të përdorura me heret nga një shok i tyre. Kjo ka bërë që prevalenca e infeksionit HIV dhe Sifilizit në jetë në 1% ndërsa Hepatit C në 29%. Një ndër zgjidhjet më emergjente që japin ekspertët është krijimin i qëndrave për trajtimin e vartësve të drogërave.