“Belle Air” do të hetohet për mënyrën e falimentit dhe shitjen e biletave
Pas shpalljes së falimentit nga kompania ajrore “Bell Air”, prokuroria shqiptare vendos të nisë hetimet kryesisht për skandalin i cili prek me shume se 50 mije qytetarë.Qytetarë të cilët kishin prenotuar biletat e tyre deri në muajin mars pranë kësaj kompanie. Lajmi konfirmohet nga vetë prokuroria e përgjithshme, e cila bën me dije se është në fazën e mbledhjes së materialeve e dokumentacioneve që do të shërbejnë për hetimin e kompanisë.Konfirmohet se objekt i hetimit do të jetë mënyra e falimetit, por edhe mashtrimin që ka kryer kompania ku në prag të falimentit vazhdonte të prenotonte bileta nga qytetarët edhe për muajt në vazhdim.Ndërkohe që në gjykatën e Tiranës ka nisur një proçes gjyqësor, i cili ka në shqyrtimi një kërkesë të kompanisë për shpalljen e falimentimit nga “Belle Air”. Në seancën e parë gjyqësore gjykata vendosi të caktojë një ekspert kontabël, i cili do të verifikojë gjendjen financiarë të kompanisë ajorore, e cila ka pezulluar aktivitetin e saj.Eksperti do te ketë shtatë ditë kohë për të verifikuar nëse kompania është në kushtet e falimentit. Pas shtatë ditësh, eksperti do të paraqesë në gjykatë rezultatet e tij dhe në bazë të tyre do të vendoset nëse do pranohet kërkesa per falimentim apo jo.Gati dy javë pas shpalljes së falimetimit, qytetarët të cilët kishin paguar për prenotimet e tyre,nuk janë ende të sigurtë nëse do të rimbursohen për biletat apo do tu krijohet mundësia për të udhëtuar në një kompani tjetër kundrejt një tarife low-cost.