Gjimnazi “Asim Zeneli” feston 90-vjetorin e krijimit të tij
Gjimnazi i njohur i Gjirokastrës, “Asim Zeneli”, një nga më të njohurit edhe përtej Ballkanit, ka festuar 90-vjetorin e krijimit të tij. Dikur ky gjimnaz, i cili është afërsisht në moshë sa vetë shteti shqiptar, njihej si Liceu Francez i Gjirokastrës.Në kërkim të një dëshmie të veçantë, por edhe të evidentimit të dokumentave historike që i takojnë 90-vjetorit të krijimit Gjimnazit të Gjirokastrës, ne ndalëm në shtëpinë e Dhimitër Qurkut, i cili është një nga 10 mijë nxënësit e këtij gjimnazi dhe njëkohësisht një nga 20 drejtuesit e tij.Por ajo që e bën dhe më interesant këtë takim është fakti se pas kryefamiljarit që ishte nxënës në këtë Lice, të gjithë fëmijët e kësaj familje u arsimuan po në këtë shkollë.Gjithçka nisi më 23 nëntor të vitit 1923, kur Këshilli Bashkiak i asaj kohe mbështeti kërkesën e popullit të Gjirokastrës dhe rrethinave të saj për hapjen e tij. Kjo, pohon ish-nxënësi e më pas drejtori i kësaj shkolle, Dhimitër Qurku, tregon një emancipim të madh të shoqërisë së kohës që kërkoi hapjen e një Liceu në gjuhë të huaj, një Lice me shikim drejt perëndimit.Një dorë e këtij gjimnazi ishte në Europë dhe një në Shqipëri. Organizimi i stafit petagogjik të këtij liceu u bë duke kombinuar pedagogët franko -zvicerianë me ata vendas. Liceu nuk pati jetë të gjatë, por në gjurmët e tij eci ai që më pas u quajt Lice-Gjimnaz dhe më vonë Gjimnazi "Asim Zeneli ", që mbeti një nga gjimnazet elitare të vendit.Nga dyert e këtij gjimnazi kanë dalë nxënës që lanë gjurmë në shkencën, politikën, artin dhe letërsinë shqipe. Të kësaj shkolle janë shkrimtarët e njohur Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli. E gjithë familja Qurku pati fatin të kalojë në dyert e këtij Liceu-Gjimnaz dhe Dhimitraqi pati fatin të ishte më vonë edhe njëri nga 20 drejtuesit që e kanë drejtuar atë në vite.Ai tregon me krenari një nga dëftesat e para të këtij Liceu që i përket babait të tij dhe që i takon vitit 1923 si dhe një pjese nga ibrat shkollorë në gjuhën frënge që u përdorën në këtë lice.Në dëftesat e asaj kohe, në shkollën fillore shikon lëndët e sjelljes, zellit dhe moralit, ndërkohë që pak a shumë lëndë të tilla kalojnë edhe tek dëftesa e liceut. Pra flasim për një formim në vijimësi të nxënësit.