Avokati i Popullit, anëtar i Këshillit të Ombudsmanëve Frankofonë

Më 28 nëntor në Senegal në Kongresin e tetë të Shoqatës së Ombudsmanëve dhe Mediatorëve Frankofonë, Avokati i Popullit të Shqipërisë, Igli Totozani u zgjodh Anëtar i Këshillit Administrativ.Këshilli Administrativ është një nga organet kryesore drtejtuese të kësaj organizate, anëtarët e të cilit zgjidhen një herë në dy vjet .Ky këshill merr vendime të rëndësishme për organizatën, në periudhat midis mbledhjeve të Asamblesë së Përgjithshme.Organizata e Ombudsmanëve dhe Mediatorëve Frankofonë është një nga dy organizatat më të mëdha në botë të ombsmanëve dhe mediatorëve, anëtarësia e të cilës përbëhet nga ombudsmanë dhe mediatorë nga vende të të gjitha kontinenteve, nga Amerika, nga Afrika, nga Europa, etj.“Kjo është një arritje shumë e madhe për institucionin e Avokatit të Popullit,pasi e rreshton atë si një nga institucionet e rëndësishme për Rajonin dhe Europën dhe me një rol të madh ndërkombëtar.Përzgjedhja si anëtar i Këshillit Administrativ të kësaj organizate do të përforcojë rolin e institucionit dhe ndikimin e tij në marrëdhëniet ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut.Gjithashtu Organizata e Ombudsmanëve dhe Mediatorëve Frankofonë si pjesë e Frankofonisë është një organizatë me një rol të shquar dhe mjaft aktiv në arenën ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut, në mënyrë të veçantë në përmirësimin e vazhdueshëm të standardeve të të drejtave të njeriut në botë dhe në forcimin dhe fuqizimin e institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut” theksoi zëdhënësja e AP.Avokati i Popullit shqiptar shpreh vullnetin për të luajtur një rol aktiv në gjirin e kësaj organizate të rëndësishme për të përfaqësuar denjësisht jo vetëm institucionin e Avokatit të Popullit , por të përfaqësojë denjësisht përpjekjet e vazhdueshme të shtetit dhe shoqërisë shqiptare në zhvillimin dhe konsolidimin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në vend.