Durrës, dhuna në familje, statistikat tregojnë rritje të këtij fenomeni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2013, 21:05
Rriten rastet e dhunës në familje në prefekturën e Durrësit. Statistikat zyrtare tregojnë se ka një mesatare prej 2-3 rastesh në ditë të dhunës ndaj grave, apo të dhunës në familje në përgjithësi,ku rasti më ekstrem ishte ai i Krujës, ku djali vrau babanë apo dhe raste dhe forma të tjera të dhunës veçanërisht ndaj grave.Në një klimë të tillë kanë protestuar shoqatat e grave, të cilat kanë kërkuar nga shteti dhe shoqëria shqiptare të reagojnë fort ndaj kësaj situate.Shqipëria renditet ndër vendet më problematike përsa i përket dhunës në familje në përgjithësi dhe dhunës ndaj grave dhe vajzave në veçanti.