Haziz Ndreu, “Ezopi i Dibrës”, krijimtaria 40-vjeçare e poetit në një libër

“Ezopi i Dibrës” është një dedikim Haziz Ndreun. Ndoshta një emër i panjohur për pjesën më të madhe të shqiptarëve, por për dibranët ka dhënë një kontribut të pazakontë në kulturë.Çdo varg, këngë që këndohej në odat e dibranëve, sot gjendet në këtë libër po ashtu edhe folklori e poezia gjendet në mishëruar po në këtë emër. E nëse pyetjta është përse një emër i njohur vetëm në vendin e tij, sot duhet të jetë në një kopertinë?Autori, Xhezair Abazi, thotë se Haziz Ndreu ka ruajtur me fanatizëm për 40 vjet në këto materiale dhe më pas dorëshkrimet e tij janë të përmbledhur në këtë libër, pra një person i kompletuar në të gjitha gjinitë e artit pa qënë rregullisht në shkollë.Botimi mban portretin e Hazi Ndreut. E gjithë aftësia e tij sot është trasheguar tek fëmijët, të cilët e gjetënveten në art. Moikom Zeqo nuk heziton teksa e quan Haziz Ndreun, njëriu i çudishëm shqiptar, ku kujtesa ligjërimore është e jashtëzakonshme.Ndërsa kompozitorët e kanë quajtur këtë figure si kompozitor pa pritur më muzikën e mbetur në çdo brez. Përshembull kënga e Hajredin Pashës është sjellë nga Haziz Ndreu, e si kjo plot këngë të tjera të cilat rrëfehen në këtë botim.