Arkivi Teknik i Ndërtimit, nis dixhitalizimi për ruajtjen e dokumentave

Një pjesë e materialeve si dokumentacione e foto të Arkivit Qëndror Teknik të Ndërtimit janë të amortizuara. Shkak për këtë është mosinvestimi për kohë të gjatë dhe mosruajtja e tyre në kushtet të favorshme.Dëmi është i madh në këtë rast sepse ky arkiv mund të përdohet në të gjitha ndërhyrjet në infrastukurë apo në planet rregulluese në Tiranë e më gjerë. Për të shpëtuar arkivat e mbrojtura ka nisur puna për dixhitalizimin e tij.Deri tani vetëm 18% e Arkivit Qëndror Teknik të Ndërtimit është dixhitalizuar dhe puna po fillon për dixhitalizimin e tij të plotë.Gjergj Thomai, drejtori i Arkivit Qëndror Teknik të Ndërtimit tha se ky arkiv është një pasuri e madhe për shtetin, ndërtuesit dhe arkitektët. Në të janë janë 600.000 elementë dhe të gjitha planet rregulluese për vendin që nga vitet 1920.