Ngrohja në shkolla në Lezhë, situatë e vështirë për nxënësit e shkollave 9 vjeçare

Edhe kete dimer nxenesit e shkollave ne qytetin e Lezhes do ta kalojne mes te ftohtit, pasi Bashkia e ketij qyteti nuk ka siguruar te ardhurat per furnizimin me lende djegese te tyre.Ky fakt behet i ditur nga Drejtori i Arsimit, Bardh Dedegjonaj, i cili nder te tjera ka shtuar se shqetesimi me i madh mbeten shkollat 9-vjeçare, ku vogelushet do te duhet te qendrojne mes te ftohtit per te zhvilluar lendet mesimore.Më problematike paraqitet situata ne shkollen “Nene Tereza”, ku kaldaja ngrohese ka pesuar defekt dhe pavaresisht se temperaturat jane ulur ndjeshem, ende nuk eshte kryer riparimi i tij.Te vetmet institucione, te cilat kane siguruar ngrohjen jane çerdhet dhe kopshtet, ku fatmiresisht ne keto ambjente ngrohja nuk do te mungoje.Ngrohja ne shkolla ka qene nje problem i trasheguar vit pas viti ne Lezhe, ku gjithmone premtohet zgjidhje, e cila ne fakt nuk ka ndodhur asnjehere.Drejtori i Arsimit ne bashkine e Lezhes, ben publike vetem 2 shkolla qe nuk do te kene ngrohje as kete dimer, por ne fakt numri i tyre eshte me i larte.