Ndoka bashkon demokristianët, President i Unionit Zef Bushati
Demokristianet kane hapur rrugen bashkimit ne nje parti te vetme duke krijuar 'Unionin Demokristian Shqiptar'.Ndonese nje pjese eshte ne opozite dhe pjesa tjeter ne mazhorance, kjo nuk ka penguar Partine Demokristiane, Kristian Demokrate, Lidhjen Demokristiane dhe Aleancen Demokristiane, te unifikojne faktoret per tu perfaqesuar ne nje formacion te vetem politik. Unioni Demokristian do te udhehiqet nga kreu i ADK-s Zef Bushati.Nderkohe ne ditet ne vijim pritet dhe themelimi i 'Senati Demokristian', qe shenon piken me te larte te perfaqesimit te kesaj alternative jo vetem me perfaqesues nga politika, por dhe fusha te tjera, me intelektuale dhe perfaqesues te diaspores.Platforma e Unionit KristianNeni 1a- Unioni Kristian Demokrat është është një grupim politik, i bashkëthemeluar nëpërmjet akt-marrëveshjes katerpalëshe të pranuar nga Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK), Partia Kristian Demokrate (PKD), Lidhja Demokristiane (LDK) dhe Aleanca Demokristiane (ADK). Ky Unioni është i hapur për çdo parti, grupim politik e jo politik që pranon këtë platformë dhe dëshiron t’i bashkohet me vullnet të lirë këtij Unioni.b- Unioni Kristian është vazhdues i vlerave dhe traditave të Demokracisë Kristiane, i cili ka për qellim prespektiv unifikimin e faktorëve demokristian në një formacion të vetëm politik, i aftë të përfaqësojë vlerat më të mira të demokracisë kristiane.c- Emri i tij zyrtar është Unioni Kristian Shqiptar, (UKSH).Përcaktimi politik dhe qëllimetNeni 2a- Unioni Kristian është një grupim politik i krijuar nga Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK), Partia Kristian Demokrate (PKD), Lidhja Demokristiane (LDK) dhe Aleanca Demokristiane (ADK), i hapur edhe për forcat e tjera politike e shoqerine civile, që bësojnë në vlerat e filozofise kristiane dhe pranojnë programin politik të Unionit dhe Statutin e tij.b- Unioni Kristian ka për qellim forcimin e bashkëpunimit, përafrimin e qendrimeve politike dhe rritjen e bashkëpunimit politik ndër-kristian me objektiv prespektiv shkrirjen e të gjithë faktorëve politikë demokristian në një formacion të vetëm, shndërrimin e këtij formacioni politik në një parti politike konkuruese dhe përfaqësuese të vlerave të demokracisë kristiane dhe europiane.c- Unioni Kristian synon te promovojë në interes te Shqipërisë dhe shqiptareve, parimet themelore të demokracisë kristiane, lirinë e mendimit dhe të besimit, dinjitetin e individit, te drejtat dhe liritë themelore të njeriut, zhvillimin e iniciatives se lirë e barazinë në mundësi, tregun e lire e konkurues si instrument per zhvillimin e shpejtë dhe të qendrueshem te vendit, shtetin e se drejtes, sigurinë e individit dhe të pronës, përgjegjësinë individuale e fuqizimin e familjes, drejtesinë shoqërore e dialogun social, ruajtjen e natyrës dhe te ambientit, zhvillimin dhe integrimin kulturor, pacenueshmërinë e identitetit europian të shqiptarëve dhe integrimin e shpejtë të vendit në Bashkimin Europian.Presidenca e UKSH-seNeni 3Unioni Kristian (UKSH) zgjedh strukturën e vet drejtuese të përbërë nga Presidenti, Sekretari i Përgjithshëm, dhe një kryesi e përbërë nga 11 anëtarë.Neni 4Presidenti është përfaqësuesi politik i Unionit Kristian Demokrat.Neni 5Presidenti, Sekretari i Përgjithshëm dhe kryesia e UKSH-së kanë mandat deri në mbajtjen e Kongresit Kombëtar të Unionit Kristian.Principet e Unionit KristianKush jemi ne: UKSH e identifikon vetveten me vlerat themelore kristiane të lirisë, solidaritetit, humanizmit dhe drejtësisë. Synimi ynë është një shoqëri demokratike dhe e hapur, në të cilën qytetarët ndajnë midis njëri tjetrit përgjegjësi e të drejta të përbashkëta.Forcimi i familjes dhe institucionit të martesës: UKSH beson se forca e shoqërisë dhe shtetit ndodhet tek familja; një familje e arsimuar, në mirëqënie, me tradita dhe vlera morale, me integritet dhe harmoni midis anëtarëve të saj, përbën garancinë më të mirë për një shoqëri demokratike dhe shtet ligjor. Ne duam që shteti të investojë në forcimin e familjes, të ndihmojë me kredi, banim, arsim dhe ndihma sociale. Ne besojmë tek martesa dhe vlerat e saj. Ne duam që shteti të ndihmojë çiftet e reja me kredi, me sistem liberal taksash dhe punësim.Shqipëri e traditave dhe moderne: Ne duam të krijojmë një shoqëri që respekton traditën pozitive, njeh e pasuron vlerat e çmuara, por njëherësh që krijon shtet, institucione, mentalitetet dhe hapësirën e nevojshme për zhvillimin e një shteti modern dhe europian.Ky Union i kushton rëndësi fushës së kërkimeve, aktivizimit dhe besimit të institucioneve akademike kulturore dhe besojmë në një lidhje shumë më të fortë dhe efektive midis kërkimit teknologjik dhe zbatimit të tyre praktik në cdo fushë.Arsim cilësor dhe të hershëm për të gjithë: UKSH kerkon standarde arsimimi kombëtar dhe të detyruara për të gjithë, mundësi zgjedhjeje dhe sistem të kombinuar me më shumë autonomi për shkollat. Ne propozojmë ngritjen e sistemit të shtëpive të edukimit, në të cilat janë të bashkuara kopshtet dhe shkollat fillore.Punësim e mirëqënie për të gjithë: Ne duam nxitje të politikave që hapin vende të reja pune, kualifikim për punësim profesional, shtrëngim të ligjit kundër shkarkimeve nga puna dhe një ligj që harmonizon interesat e të drejtat e punëdhëniet e punëmarrësit.Sigurimet shoqërore për të gjitha gjeneratat: UKSH dëshiron që çdo qytetar të jetë pjesë e sistemit të sigurimeve shëndetësore dhe qeveria të përfshijë në mënyrë graduale elemente çmimesh solidare në siguracionin e detyruar shëndetësor dhe siguracionin e kujdesit infermieristik. Ne duam të bëjmë një lidhje të arsyeshme midis periudhës së trajtimit me ndihma sociale me atë të periudhës së pagesës së kontributeve shoqërore.Për një mjedis ku ia vlen të jetosh: UKSH dëshiron një legjislacion të ashpër kundër ndotjes së mjedit, që bën të mundur brenda 10 viteve të ardhshme ulje deri në 30% të sasisë së rrezatimeve dhe gazrave; të promovojë kujdesin ndaj natyrës.Buxhete publike solide, Shqipëri solide: Ne princip ne duam një politikë të kujdeshme në borxhet e reja publike në cdo nivel; liberalizim të taksave, decentralizim dhe drejtësi në sigurimin dhe shpërndarjen e tyre.Liri dhe siguri për qytetarët: Ne duam të kemi një Forcë të Armatosur, një polici dhe organe të sigurisë të afta, profesionale dhe të mirëpajisura për të përmbushur detyrimet kushtetuese në mbrojtje të vendit, të jetës qytetare, rendit kushtetues, pronës private dhe të pasurisë kombëtare.Shqipëri dhe shqiptarë të integruar: Ne duam të jemi anëtarë të BE-së, të kemi rol aktiv në zgjerimin e frymës dhe vlerave europiane, të marrim dhe ndajmë përgjegjësi për stabibilitetin afatgjatë në rajon; të sigurojmë treg të përbashkët, lëvizje të lirë dhe partneritet të besueshëm dhe efektiv midis dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës dhe gjithë faktorit shqiptar në Rajon.Partneret politikë: UKSH ka partneritet dhe angazhohet për forcimin e bashkëpunimit me Faktorin Politik demokristian në Kosovë dhe gjithë faktorët progresivë politikë shqiptarë në rajon.Partneret strategjikë: UKSH ka partner të saj strategjikë kristiandemokratët gjermanë, CDU-CSU, UDC italiane dhe partitë e tjera politike europiane të spektrit tonë politik.