Gjykata lë të lirë mjekun Ilir Broqi: Arrestimi i paligjshëm
Gjykata e Tiranës lë të lirë mjekun anestezist, Ilir Broqi, duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë detyrim paraqitje. Në seancën gjyqësore prokuroria kërkoi masën e sigurisë arrest me burg për Broqin, por gjykata e Tiranës e cilësoi si të paligjshëm arrestimin e tij.Një ditë më parë shefi i Kirurgjisë së Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” u vu në pranga nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për korrupsion. Mjeku anestezist, Ilir Broqi, dyshohet se u merrte pacientëve nga 15 deri në 17 mijë lekë në mënyrë që ata të kryenin skanerin.Ndërsa personi që luante rolin e sekserit ishte një punonjës i sigurisë së QSUT-të, Arben Doda, i cili u kërkonte shumë e parave qytetarëve që interesoheshin për të kryer skanerin.Paratë ai ua kërkonte në emër të doktorit Ilir Broqi, në mënyrë që të paguanin më pak se çmimi i skanerit dhe në këtë formë nuk do t’u jepnin kupon tatimor.Rasti i dokumentuar nga grupi hetimor, që është denoncuar në Policinë e kryeqytetit nga një pacient me probleme në veshka, ka ndodhur dy ditë më parë.