Kompleksi “Jon” në varësi të INUK, nisin përgatitjet për hedhjen në erë të ndërtesës
Kompleksi “Jon” ne qytetin e vlores qe prej dites se sotme ka qene i rrethuar nga forcat e xhenjos dhe INUK, te cilet nuk kane lejuar asnje person ti afrohet godines. Specialistet kane filluar te kryejne matjet dhe marjen e vendimeve se ku do te vendosen sasite e eksplozivit, te cilat do te perdoren per shembjen e kesaj godine.Nga te dhenat mesohet se forcat xhenjere kane kerkuar te pakten 5 dite kohe per te hapur vendet ku do te perqendrohet eksplozivi, i cili mesohet se do te shtrihet ne tre katet e para te nderteses.Masa te rrepta sigurie jane duke u marre edhe per zonen perreth, e cila eshte e banuar nga nje numer i larte familjesh.Nga te dhenat e mesohet se inspektoret e ndertimit do te thyejne te gjitha xhamat per arsye sigurie dhe teknike, duke evituar incidentet e mundshme. Kollonat e shumta dhe betoni i ri i nderteses, jane disa prej problemeve te hasura.Shperthimi i komanduar pritet te ndodhe ne daten 15 dhjetor,dite ne te cilen e gjithe kjo zone pritet te ngjaje me nje situate shtetrrethimi per sa i perket masave qe do te merren apo jane bere tashme publike.