Gjirokastër, arrestohet me 20 kg drogë 16-vjeçari nga Fieri

20 kilograme lende narkotike jane sekuestruar nga sektori kunder narkotikeve ne drejtorine e policise qarkut Gjirokaster, nderkohe qe eshte arrestuar nje 16-vjeçar me inicialet A.H nga qyteti i Fierit si transportuesi i saj.Mesohet se ky shtetas ishte duke udhetuar me autobusin e linjes Gjirokaster-Tirane dhe ne afersi te vendit te quajtur Subash, forcat e policise kane ndaluar autobusin ku kane konstatuar se ne bagazhin e tij ndodhej nje valixhe brenda se ciles ndodhej lenda narkotike.Nga verifikimet u vertetua se valixhja ishte ne pronesi te 16-vjeçarit, i cili u arrestua menjeherë nga forcat e policise,ndersa ka pohuar se lenda narkotike ishte siguruar ne fshatin Lazarat.