Tregu fruta-perimeve Berat, shitja në mes të baltës dhe pluhurit
Tregëtimi i fruta-perimeve në hyrje të qytetit të Beratit zhvillohet në mes të katër rrugëve, duke mos ofruar asnjë kusht higjenik.Përballë një situate skandaloze janë vetë tregëtarët që pranojnë këtë realitet të shëmtuar, duke pranuar se ndihen në faj për këtë mënyrë komunikimi me blerësit.Frutat, perimet, apo produkte të shportës së përditshme tregëtohen në tokë, duke ofruar produkte të pasigurta për shëndetin e konsumatorëve.Kjo situatë alarmante shënohet prej vitesh në këtë qytet dhe duket se askush nuk shqetësohet për këtë problem.Pranë rrugës së automjeteve, në tokë, mes shiut, baltës dhe pluhurit tregëtohen frutat dhe perimet, ndërkohë që Bashkia çdo ditë vazhdon të vjelë taksat nga tregëtarët, por pa investuar një qindarkë për krijimin e kushteve minimale të qytetarëve të saj, të cilët po i bën të mos ndihen më të tillë, bazuar në kushtet që ju ofron.Ky është shembulli dhe panorama më e mirë që mund të ofrojë një qytet muze, jo vetëm për banorët por edhe për turistët, ku e vetmja fjalë do të ishte: Sa turp!