Ndahen çmimet e filantropisë 2013, Keti Bazhdari vlerësohet për ndihmën si individ

E kthyer tashmë në traditë, në kryeqytet janë ndarë çmimet e Filantropisë për vitin 2013, një aktivitet që zhvillohet nga Partnerët në Shqipëri, në bashkëpunim me vëllezërit Rok Feler, që synon të shprehë mirënjohjen për individë dhe organizata që kontribuojnë në përmirësimin e jetës në shoqëri.Ndër çmimet që u ndanë ishte ai për ndihmën e veçantë si individ, i cili iu dha Keti Bazhdarit, "Për kontribut të veçantë në fushën e artit dhe kulturës në mbështetje të artistëve të rinj e pasurimin e jetës kulturore në qytetin e Shkodrës, si dhe për mbështetje të vazhdueshme për grupet në nevojë".Zonja Bazhdari e çmoi këtë çmim si një nxitje për të shtuar veprimtarinë filantropike.Të pranishëm në aktivitet ishin emra  të njohur të artit, të medias , përfaqësues të bizneseve, dhe donatorë.