Policia e shtetit anëtare e Europol, Tahiri: Arritje historike

Keshilli i Ministrave te Drejtesise dhe Puneve te Brendshme te BE, autorizoi Zyren e Europol te nenshkruaje Marreveshjen per Bashkepunimin Strategjik dhe Operacional me Policine e Shtetit. Lajmi është bëri i ditur nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në faqen e tij zyrtare në fb, i cili do ta firmosë këtë marrëveshje me 9 dhjetor ne Hage.“Arritje historike per Policine e Shtetit. Do kem nderin dhe privilegjin qe ne emer te Ministrise se Brendshme dhe Policise se Shtetit, se bashku me Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit, te firmos ne dt. 9 Dhjetor ne Hage Marreveshjen me Europol. Eshte marreveshje historike qe njeh arritjet e Policise se Shtetit deri sot, por mbi te gjitha, qe nxit e mbeshtet reformat ne vazhdim por dhe rezultatet e arritura gjate kesaj kohe ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.Policia e Shtetit "integrohet" ne Europol, ku anetare jane te gjithe Policite e vendeve anetare te Bashkimit Evropian” shkruan Tahiri.Sipas Tahirit, ky eshte momenti per çdo punonjes te policise se shtetit, per te qene me krenare por edhe me te vetedijshem per sfidat e te ardhmes.“Mirenjohje per arritjet, inkurajim per sfidat.Nje tjeter gur themeli ne perpjekjet tona per nje Polici moderne, demokratike, transparente, eficente dhe efektive ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit” përfundon Tahiri.