Korçë, reshje të dendura dëbore, policia: Pajisuni me zinxhirë
Rajoni i Korçes eshte perfshire serish nga reshjet e dendura te debores te rena gjate 24 oreve te fundit,duke rikthyer probleme ne qarkullimin e mjeteve ne disa akse rrugore nacionale dhe dytesore.Sipas pergjegjesit te rrugeve nacionale, Gentian Pere, probleme jane shfaqur tek Qafa e Qarrit si dhe ne komunat Dardhe e Voskopojë ,ku pavaresisht nderhyrjes aksi Korçë-Dardhe kalohet vetem me perdorimin e zinxhirëve.Pere shton se Drejtoria e Mirmbajtjes se Rrugeve eshte ne gatishmeri te plote dhe ka ne dispozicion te gjitha mjetet e nevojshme dhe bazen materiale per perballimin e situates.Veshtiresi ne qarkullim e mjeteve ka pasur edhe ne disa komuna te thella te Korçes ,si komuna e Vithkuqit, fshati Lekas, Panarit etj, ne te cilat po punohet nga Drejtoria e Rrugeve Rurale per permiresimin e qarkullimit.Policia e Korçes ka nderrmarre te gjitha masat e nevojshme ne rruge nepermjet patrullave rrugore, ndersa keshillon drejtuesit e mjeteve te zbatojne rregullat e qarkullimit rrugor.