Vodhën 2.8 milionë euro, 5 në pranga, mes tyre 4 bankierë
5 persona jane vene ne pranga si rezultat i finalizimit te operacionit të koduar "Bankieri", organizuar nga strukturat e Drejtorise se policise se qarkut Korçe.Sipas informacioneve te marra prane policise lokale te ketij qyteti, behet me dije se ne pranga jane vene shtetasit, Lorent Ballco 26 vjeç me detyre bankier personal ne nje filial banke, Kimet Hoxha 56 vjeç arketar banke, Fjoralba Andera 29 vjeçe me detyre arketare banke, Julian Kosho 39 vjeç pergjegjes agjencie si dhe Ervin Xhaci 32 vjeç i vetepunesuar ne nje subjekt lojrash fati.Zanafilla e ketyre arrestimeve ze qe prej muajit shtator, ku nga ana e sektorit kunder krimit ekonomik u arrestua ne flagrance shtetasi Blendi Topalli, drejtori i nje filiali banke mbi te cilin rezultoi se kishte kryer veprat penale: pastrim i produkteve te vepres penale dhe vjedhje e kryer duke shperdoruar detyren.Keto akuza renduan mbi Drejtorin Topalli pasi dyshohej se ai kishte pervetsuar nje sasi prej 2.8 milione euro, gje te cilen ai e ka kryer ne bashkepunim me pjesen tjeter te personelit te arrestuar, duke u ndihmuar edhe nga persona te jashtem per mbulimin e ngjarjes dhe te vjedhjeve qe kryente ky personel, te cilet tashme do te perballen me Prokurorine e rrethit te Korçes nga ku pritet te dalin ne drite edhe te tjera detaje.