Takimi Meta-Moore: Shqipëria progres të konsiderueshëm gjatë këtij viti
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka pritur ditën e sotme Drejtorin për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore të Departamentit të Shtetit, Jonathan Moore, me të cilin biseduan mbi bashkëpunimin dypalësh, ecurinë e procesit të integrimit evropian dhe mbi zhvillimet e fundit në rajon.Kryeparlamentari Meta dhe Jonathan Moore ndanë bindjen se Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm gjatë këtij viti duke vlerësuar njëkohësisht progres raportin e Komisionit Evropian dhe rekomandimet pozitive të tij.Drejtori për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore të Departamentit të Shtetit, Jonathan Moore, shprehu mbështetjen e SHBA në proçesin e integrimit evropian dhe vuri në dukje rëndësinë e vazhdimësisë së reformave të ndërmarra.Ndërsa kreu i kuvendit, Ilir Meta shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen konstante të SHBA ndaj Shqipërisë si në planin dypalësh, ashtu edhe në drejtim të integrimit evropian. Në këtë kuadër, Meta dhe Moore theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe forcimit të ligjit.Në përfundim, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe JonathanMoore diskutuan edhe mbi zhvillimet në rajon, ku u evidentua roli konstruktiv i Shqipërisë dhe u nënvizua se perspektiva e Bashkimit Evropian është garancia e forcimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor