Konkursi për DAR në Tiranë, Rama: Përzgjedhja e drejtuesve në arsim, sipas meritokracisë

Pas përfundimit të proçesit final dhe përzgjedhjes së drejtorëve të Drejtorive Arsimore në 11 qarqe të vendit, dhe zgjedhjes së kreut të DAR për qarkun e Tiranës, pasditen e sotme në sallën e “Akademisë së Arteve”, është hapur gara finale ku do të prezantohen 48 kandidatë për Drejtorinë Arsimore të qytetit të Tiranës.Në këtë takim merrte pjesë dhe kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij u shpreh se vetëm partneriteti mes qeverisë, mësuesve dhe familjes mund të garantojë një reformim rrënjësor jo vetëm të proçesit të arsimimit, por edhe proçesit të edukimit, që është më shumë se arsimimi.Kreu i qeverisë tha se nuk mund të fitohet asnjë sfidë  me kriminalitetin, problemet sociale, apo cinizmin që rritet shumë shpejt në shpirtin e fëmijës, nëse nuk e mbushim hendekun që ekziston mes mësuesve dhe fëmijëve, dhe prindërve dhe fëmijëve.“Sot jemi në kushtet kur qasjen ndaj arsimit duhet ta shohim më komplekse se kaq, si një qasje që nuk ka të bëjë vetëm më cilësinë e teksteve, të mësimdhënies, apo marrëdhënieve mësues-nxënës, por si nja qasje që ka të bëjë me shoqërinë, për një rivendsoje të marrëdhënieve mes prindërve dhe shkollës. Këto janë pjesë të një zinxhiri i cili duhet të jetë i pandashëm. Sfida jonë është t’i bashkojmë këto pjesë, për të rritur cilësinë në secilën pjesë të lidhura me njëra-tjetrën.”, u shpreh Rama.Politika nuk duhet të jetë jashtë shkollës, theksoi Rama, si qytetari e trupës mësimore, apo e mësuesve dhe si qytetari e komunitetit të prindërve, por duhet të jetë jashtë si sistem që e kap shkollën për veten e vet.“Ndarja e sistemit arsimor nga politika do të jetë një mjet i rëndësishëm për rritjen e cilësisë së mësimdhënies në vend.Ne jemi angazhuar dhe kështu do të ndodhë që nuk do ketë më në oborret e shkollave mitingje, dhe as për t’ju thënë kalamajve sa sa shumë suksese po arrin qeveria.”- tha Rama, duke shtuar se çdokush mund të takohet me përfaqësues të opozitës, mjafton që takimi të mos bëhet në shkollë dhe në orën e mësimit.“Mjeti kryesor për ta bërë këtë është vullneti për ta depolitizuar sistemin. Përfshirja e publikut në këtë proçes, është një aspekt i domosdoshëm. Besoj se në përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave dhe mësuesve ne duhet të përdorim një mbrojtës tjetër, prindin. Vetëm përfshirja e prindërve është i vetmi moment ku me siguri mund të kapërcehet dashuria për cilëndo parti, pasi do bëhet përzgjedhja e mësuesve sipas aftësive, sipas merito-kracisë. Në fokus është proçesi i edukimit, diçka më shumë se proçesi i informimit” tha kreu i qeverisë.Duke vënë theksin tek rëndësia e investimeve në arsimin, Rama tha se një sistem i shëndoshë arsimo ndikon edhe në zhvillimin ekonomik të një vendi.“Nxënësi është pasuri e vyer dhe e brishtë. Fati i talentit, varet nga puna me talentin. Në shkollë nuk është vetëm për të mësuar dhe për të marrë nota, por është motori kryesor i rritjes ekonomike. Cilësia e nivelin arsimor përcakton edhe ecurinë e zhvillimit ekonomik. Të investosh në arsim është sfidë e vështirë, pasi është investim për të ardhmen. Një e ardhmë më e largët se mandati i një qeverie. Arsimi shpesh herë bie pre e keqtrajtimit, ku ra pre për vitë të tëra, pikërisht se nuk është materie që investimin në të e kthen në rezultat të prekshëm. Investimi në arsim nuk është vetëm financiar. Investimi në arsim ka të bëjë me vizion për shoqërinë dhe të ardhmen e saj, dhe me strategjinë që buron nga ky vizon, por dhe me vullnetin për ta bërë realitet atë. Sot është vetëm fillimi i një transferimi rrënjësor sa i takon qasjes ndaj burimeve njerëzore në fushën e arsimit, për të zgjedhur profesionistë që i meriton ku vend”, u shpreh kryeministri.