Largimet e policëve nga detyra, Fishta: Jashtë çdo kriteri. U ankuam te ICITAP

Duke pranuar se në policinë e shtetit ka hakmarrje personale dhe politike Sededin Fishta, kryetar i sindikatës së policisë shprehet se reforma e nisur nga qeveria aktuale në organizatën e policisë së shtetit nuk është e duhura.Fishta sqaron se asnjë nga efektivat  liruar nga nuk plotëson asnjë nga kritere e largimit nga struktura,duke përmendur një detaj se numri i policëvë nuk ka ndryshuar,por vetëm sa është bërë zëvendësimi i tyre.Fishta vazhdon më tej duke shprehur shqetësimin e tij se në drejtim të sindikatës vijnë çdo ditë ankime në rrugë zyrtarë dhe informale për largime abuzive nga puna.Për këtë problem ai thotë se ka patur takime me përfaqësues të ICITAP-t në vendin tonë dhe zëvendësministrin,ku i ka shprehur mënyrën si duhet të bëhet kjo reformë.