Qytetarët vërsulen mbi Car Dushanin, tentohet shkatërrimi i përmendores
Një grup qytetarësh shqiptarë në Shkup mbrëmë para mesnate kanë tentuar të rrënojnë përmendoren e mbretit serb Car Dushani.Grup prej rreth 30 personash, kanë goditur me sende të forta dhe çekiçë përmendoren, e cila ka pësuar dëme, por që nuk është rrënuar.Siç bëhet e ditur lidhur me këtë përmendore deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë se kush e kishte vendosur, përfshirë qytetin e Shkupit, Ministrinë e Kulturës apo edhe komunën Qendër, ecila theksoi se ajo është një ndërtim ilegal.Nga ana tjetër, një pjesë e mediave kanë raportuar se në mesin e qytetarëve ka pasur edhe zyrtarë të BDI-së por edhe aktivistë të shoqatave joqeveritare.Pas disa minutave rasti është alarmuar nga qytetarë kalimtarë që kanë njoftuar organet e rendit, të cilat kanë ndërhyrë në parandalimin e rrënimit.