Ban Ki Moon: Suksesi në zgjedhje, moment historik për Kosovën

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, ka  përshëndetur  zhvillim paqësor  të zgjedhjeve lokale në raundin e dytë në Kosovë.Në një deklarate për mediat Ban Ki Moon thekson se mbajtja e suksesshme e zjedhjeve në gjithë Kosovën përbën një moment historik edhe për procesin e normalizimit midis Beogradit dhe Prishtinës, edhe për përmirësimin e instituconeve demokratike në Kosovë.Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara  u ka kërkuar palëve që të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, me qëllim të zbatimit të të gjitha dispozitave të Marrëveshjes së 19 prillit, përfshirë krijimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë dhe integrimin e strukturave gjyqësore dhe të policisë në veri të Kosovës.Ai ka nënvizuar rëndësinë e përparimit të vazhdueshëm në dialog për konsolidimin e paqes dhe të stabilitetit në rajon.Vëzhguesit vendas e ndërkombëtarë thanë se votimet  në raundin e dytë kaluan pa probleme të theksuara që do të mund të ndikonin në proces duke i vlerësuar ato si një sprovë të rëndësishme edhe për aspiratat integruese të Kosovës.