Refuzohet lirimi i Lushtakut, priten sërish zgjedhje në Skenderaj

Gjykata e Apelit në Kosovë ka hedhur poshtë shtatë ankesat e avokatëve mbrojtës kundër vendimit mbi zgjatjen e paraburgimit për shtatë të akuzuarit në rastin e Grupit të Drenicës.Kjo ka gjasa që ta dërgojë Skenderajn në zgjedhje të parakohshme, nëse deri më 20 dhjetor ai nuk e bënë betimin para asamblesë komunale.“Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë shtatë ankesat e avokatëve mbrojtës kundër aktvendimit mbi zgjatjen e paraburgimit për shtatë të akuzuarit për krime lufte”, ka thënë EULEX-i nëpërmjet zyrës për media.