Misioni faktmbledhës i KE-së po qëndron në Kosovë

Për të parë së afërmi punën që ka kryer Kosova deri tani në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, që nga fillimi i kësaj jave në Kosovë po qëndron një mision faktmbledhës i Komisionit Evropian, raporton RTK.Koordinatori shtetëror për procesin e liberalizimit të vizave, Besnik Vasolli ka theksuar se procesi zgjedhor nuk ka ndikuar në performancën e autoriteteve lokale gjatë takimeve me zyrtarët e Komisionit Evropian. “Kemi pasur komunikim me këta zyrtarë dhe jemi të sigurt që fushata parazgjedhore ose edhe zgjedhjet që përfunduan, nuk do të kenë kurrfarë ndikimi në mbarëvajtjen e misionit vlerësues” ka theksuar ai.Ndërsa, si pikë e zezë që do të mund të evidentohet nga mision, është numri i shtuar i kosovarëve që kërkojnë azil në shtetet e zonës Shengen. Këtë e konfirmon edhe vet koordinatori shtetëror për liberalizim të vizave, Besnik Vasolli.“Kjo është një ndër sfidat më të mëdha që jemi duke u përballur tashmë. Numri i stërngritur i migruesve ilegal nga Kosova është shqetësim jo vetëm për neve këtu sepse këta janë qytetarë të vendit tonë të cilët po kalojnë nëpër një periudhë shumë të vështirë edhe kur po migrojnë ilegalisht por edhe kur po mbërrijnë në ato vende”.Ndërkohë, misioni faktmbledhës i Komisionit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave, ka mbërritur në Kosovë të hënën.Ndërkohë, autoritetet kosovare kanë kërkuar që raporti të publikohet sa më shpejt, në mënyrë që të dihet se në cilat fusha duhen reforma të mëtejshme. Por, për shkak të procedurave, raporti i Misionit Faktmbledhës të Komisionit Evropian nuk pritet të publikohet para muajit maj të vitit 2014.