Fule: Kosova e Serbia, të tjera marrëveshje në të ardhmen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2013, 19:23
Komisioneri Evropian për Zgjerim, Stefan Fyle e ka vlerësuar marrëveshjen e dy kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç si “kthesë historike” në rrugën drejt Evropës.Në konferencën vjetore që i kushtohet Ballkanit Perëndimor, Fyle paralajmëroi se Marrëveshja e Prillit ishte vetëm e para, sepse sipas tij Kosova e Serbia do arrijnë edhe marrëveshje tjera në të ardhmen.Duke iu referuar procesit të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, Fyle përmendi se normalizimi i raporteve me Kosovën duhet të lidhet me këtë proces, ashtu siç e njëjta duhet të vlejë edhe për procesin e stabilizim asociimit që po bëhet me Prishtinën zyrtare.Nisjen e negociatave të MSA-së, Fyle e kualifikoi si fillim të mirë.