KFOR aksident në veri, vdes 1 ushtar, plagosen 5 të tjerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2013, 20:36
Një paqeruajtës i NATO-së në Kosovë ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur nga një aksident rrugor në veri të Mitrovicës.Sipas një njoftimi nga KFOR-i, incidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 në aksin rrugor Mitrovicë-Rashkë. Misioni paqeruajtës bën të ditur se nuk ka të dhëna se makina të tjera janë përfshirë në këtë aksident.Ndërkaq mediat serbe raportojnë se automjeti me të cilin udhëtonin këta ushtarë, ka rënë në lumin Ibër, mirëpo KFOR-i nuk e saktëson këtë gjë në komunikatën e vet.Ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti, ndërsa vijojnë hetimet nga policia ndërkombëtare ushtarake në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe ndërkombëtare.