Përmendorja e Car Dushanit vendoset në mes të Shkupit
Përmendorja e Car Dushanit është ngritur në mes të Shkupit, aty ku për herë të parë u shpall car i Serbisë, në periudhën më të vështirë për shqiptarët e Ballkanit.Kjo lëvizje e papritur në kuadër të projektit Shkupi 2014 ka ndehur gjakrat në skenën politike maqedonase, pasi Car Dushani sipas historianëve - gjatë shekullit XIV kishte pushtuar të gjitha trojet e shqiptarëve, duke kryer masakra të shumta ndaj popullsisë shqiptare.Nga BDI-ja, partia shqitare që është në qeveri nuk është komentuar vendosja e përmendores së Car Dushanit në Shkup. Gjithashtu edhe Ministria e Kulturës në Maqedoni ende nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për simbolikën e vendosjes së Car Dushanit në Qendër të Shkupit.Pavarësisht qëllimit të autoriteteve, shqiptarët e Shkupit e konsiderojnë si provokim ngritjen e përmendores së Car Stefan Dushanit.Sipas partisë opozitare shqiptare RDK, me ngritjen e këtij lapidari qeveria e Maqedonisë legjitimon pushtimin serb në territoret me shumicë shqiptare.