Vendosja e bustit të Car Danushit në Shkup, reagojnë partitë shqiptare
Në Maqedoni kanë vazhduar përplasjet politike për vendosjen e përmendores së Car Danushit në Shkup. Ndërsa BDI-ja, partia shqiptare në qeveri vazhdon të hesht rreth vendosjes së përmendores partia shqiptare në opozitë PDSH ia ka faturuar fajin e ngritjes së saj, tek BDI-ja.Nga partia e Menduh Thaçit thonë se më shumë irrituese se sa përmendorja, është vetë heshtja e BDI-së për të mbajtur përgjegjësi."E keqja më e madhe në gjithë këtë situatë, është se ky nuk është fundi! Gjithçka pritet nga këta njerëz, të cilët e kanë shitur prej kohësh interesin shqiptar. Ngrihet pyetja: cili është vrasësi i radhës i shqiptarëve që do t'i ngrihet përmendore" theksohet në një deklaratë të PDSH-së .Për vendosjen e përmendores së Car Dushanit në Shkup si pjesë e projektit “Shkupi 2014” reagoi edhe RDK-ja dhe LSDM-ja.Për RDK-në, vendosja e kësaj përmendoreje dëshmon se partitë në pushtet po legjitimojnë pushtimin serb në territoret me shumicë shqiptare.Për LSDM-në, përmendorja është kundërshtuese jo vetëm për sa i përket ideologjisë, por mbi të gjitha rëndon mbi buxhetin dhe hap dyshime të reja mbi shpërdorimet në kuadër të projektit "Shkupi 2014"