Rritet numri i azilkërkuesve nga Ballkani
Në vendet e Bashkimit Evropian dy muajt e fundit është rritur dukshëm numri i azilkërkuesve nga Maqedonia, por vazhdojnë të prijnë azilkërkuesit nga Serbia.Sipas shifrave të Eurostat, vazhdon të jetë trendi i rritjes së azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bëhet e ditur për 47 mijë azilkërkues nga Serbia, Maqedonia, por i janë bashkëngjitur edhe azilkërkues nga Shqipëria, që janë në numër të madh edhe këtë vit.Eurostat bën të ditur se 15 për qind nga numri i përgjithshëm i azilkërkuesve janë nga vendet e Ballkanit. Destinacionet më të preferuar për azil janë Gjermania, Suedia, Franca, Zvicra, Belgjika dhe Luksemburgu. Në Gjermani numri i azilkërkuesve nga Ballkani në nëntor është rritur për 143 për qind, ndërsa e dyta është Franca me 133 për qind rritje të numrit.Me këtë fluks masiv mediat evroperëndimore bëjn të ditur se ekziston rreziku real për mundësinë e kthimit të vizave për Serbinë, e cila prinë me numrin më të madh të azilkërkuesve të rrejshëm, më pas vijon Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.Numri më i madh i azilkërkuesve janë të komunitetit rom nga këto vende të rajonit. Por, përkundër këtij fluksi masiv, Gjermania ka aplikuar masa emergjente dhe menjëherë ka urdhëruar kthimin e të gjithë aplikuesve për azil. Për këtë është formuar një njësit i posaçëm policor për Ballkanin, që po merret me këto çështje dhe aplikimet. Zvicra ka shkurtuar gjithashtu procedurat dhe për 48 orë merret vendimi për çdo aplikues, ndërsa janë hequr beneficionet financiare dhe të strehimit. Edhe Suedia ka aplikuar masa të shkurtuara kohore dhe të shqyrtimit të aplikimeve, ndërsa janë vendosura masa të rrepta të mbikqyrjes së fluturimeve dhe udhëtimeve nga vendet e Ballkanit.