Bashkësia e komunave serbe “mollë sherri” mes Prishtinës e Beogradit

Pas zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat për herë të parë u mbajtën edhe në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe, ajo që dukej më e lehtë për tu krijuar duket se po kthehet në mollë sherri mes Prishtinës dhe Beogradit. Pala kosovare në negociatat në Bruksel rreth bashkësisë së Komunave serbe në veri po këmbëngul që kjo ta ketë statusin e një shoqate joqeveritare dhe jo publike.Draft-dokumenti i palës kosovare, synon që marrëveshja të përfshij një bashkësi  që u përgjigjet ligjeve të vendit, derisa Serbia këmbëngul që bashkësia  të funksionoj edhe sipas ligjeve të Serbisë.Dokumenti mbi të cilin po negocion pala kosovare me autoritetet e Serbisë në Bruksel, rreth bashkësisë së Komunave serbe e përcakton atë me statusin e  shoqate e cila nuk përfshinë kompetenca ekzekutive dhe që kontrollohet nga dy dikasteret qeveritare Ministria e Pushtetit Lokal dhe Ministria e Administratës Publike.Ky draft document  percakton se bashkësia  të ketë rol konsultues rreth buxhetit dhe policisë dhe nuk parasheh përfaqësim ndërkombëtar.  Ekspertë  që njohin këtë  model qeverisjeje thonë se  nëse kësaj bashkësie  i lejohet  të funksionoj sipas ligjeve të Serbisë, ai do të  ketë kopetenca përtej  një bashkësie.Ata mendojnë se për të mos u sfiduar rregullimi kushtetues i Kosovës do të ishte  më mire  që Bashkimi Evropian të dilte me një propozim të vetin. Ky propozim nga BE sipas tij, nuk do të dilte jashtë materies që ka përcaktuar Konventa Evropiane për Vetëqeverisje Lokale.Zyrtarët e Bashkimit Evropian ndërmjetësues në këtë dialog nuk kanë konfirmuar t'u kenë paraqitur palëve ndonjë plan të tyre. Ndërsa palët ende duken larg përafrimit të qëndrimeve rreth fushëveprimit të kësaj bashkësie , e cila përbën një nga elementet më sfiduese të marrëveshjes së prillit të arritur në Bruksel.