Vulin: BKS pritet të konstituohet në shkurt të 2014-ës

Ministri pa portofol i Serbisë, i angazhuar për Kosovën nga Qeveria serbe, Aleksander Vulin mendon se në fund të janarit, ose në fillim të shkurtit 2014 mund të pritet të mbahet mbledhja konstituive e Bashkësisë së Komunave serbe në Kosovë, duke shtuar se zgjedhjet lokale në Kosovë kanë treguar se në ke besojnë më shumë serbët, transmetojnë mediat serbe.Nuk ka befasi për faktin se serbët në Kosovë dëgjuan Qeverinë e vet dhe i kuptuan qëllimet e mira të saj, ka thënë Vulin në një intervistë dhënë agjencisë serbe Tanjug. Ai ka shtuar se për këtë janë të pritshme rezultatet kaq bindëse të Listës “Sërpska”.Vulin, në pyetjen se me ke "Sërpska" është e gatshme të shkojë në koalicion para formimit të organeve në 10 komunat dhe se a pret ndonjë problem, Vulin tha se nuk pret probleme.Sipas tij Lista “Sërpska” ka treguar fuqinë dhe autoritetin e sajë në trupin zgjedhor, kurse “gjithkush dëshiron të jetë me fituesin, në anën e atij që ka më shumë besim të votuesit”.Presim që listat e tjera të serbëve do të jenë të disponueshëm për të hyrë në koalicion me “Sërbska” dhe ne do të krijojmë koalicione jo vetëm ku na duhen, por edhe atje ku nuk kemi nevojë. Duam t’i bashkojmë të gjithë serbët, ndërsa “Sërpska” është një mënyrë e mirë për këtë, tha Vulin, i cili pret se pushteti në të gjitha 10 komunat të formohet rreth "Sërpskas".Ai ka thënë se situata politike në Kosovë kurrë më nuk do të jetë e njëjtë. Me paraqitjen e “Sërpskas” të gjitha gjërat kanë ndërruar, nisim nga fillimi. Kjo është fillim i ri për serbët në Kosovë, tha Vulin.Në pyetjen se a është e gatshme që “Sërpska” të pranojë në koalicion edhe ndonjë parti shqiptare, ai tha se kihet kujdes për secilin që jeton në hapësirat e BKS.Sipas tij, do të ishte logjike që selia e BKS të jetë në veri të Mitrovicës, dhe beson se kështu do të ndodhë, por thekson se njerëzit që do të formojnë BKS-në nuk janë kukulla të Beogradit, por do të vendosin të pavarur.