Orban: Maqedonia duhet të jetë në NATO dhe BE

“Evropa duhet ta ndryshojë qëndrimin ndaj Ballkanit, Ballkani nuk është problem por mundësi e Evropës, ndërsa Maqedonia ka rol kyç për stabilitetin dhe nëse duam stabilitet në Ballkan, Maqedonia duhet të bëhet anëtare në NATO dhe BE, deklaroi kryeministri hungarez Viktor Orban në konferencën e përbashkët për shtyp në Shkup me nikoqirin e tij kryeministrin Nikolla Gruevski.Ai shtoi se mbështetja nuk duhet të jetë vetëm rezultat i simpative por edhe interesit.Kryeministri Nikolla Gruevski theksoi se Hungaria është mik i sinqertë i Maqedonisë me të cilin kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme politike dhe para se gjithash miqësore, ndërsa vizita e sotme e nivelit të lartë është edhe një konfirmim për këtë.“Nga kryeministri Orban edhe në këtë rast morëm konfirmim se mbështetja nga Hungaria për fillim sa më të shpejtë të negociatave inkuadruese të RM-së me BE-në do të vazhdojë me të njejtin intensitet”, shtoi Gruevski. Kryeministri hungarez theksoi gatishmërinë e bashkëpunimit ekonomik midis dyja vendeve, andaj sipas tij, 30 kompani hungareze do të jenë pjesë e forumit të biznesit që do të mbahet nesër në Shkup. Orban siguroi 20 bursa për studentët e Maqedonisë të cilët do të mund të sudiojnë në universitetet hungareze.Kryeministri hungarez Viktor Orban u dekorua sot nga presidenti Gjorge Ivanov me medalje "8 Shtatori" si mik i dëshmuar i Maqedonisë.