100 vjetori sjell në Shqipëri kuzhinierin shqiptar me famë botërore, Rene Rexhepi
Ky 100 vjetor i pavarësisë ka sjellë për herë të parë ne vendin tonë nje nga kuzhinierët shqipëtarë me te shquar ne bote, Rene Rexhepi. Per tre vjet rrjesht ai mbajti postin e kuzhinierit më të mire ne bote, ndërsa prestigjiozja botërore “Times 2012” e renditi në kopertinën e saj të 11-tin ne listen e 100 njerëzve më me influencë në botë.I ftuar në një nga restorantët në kryeqytet,në një konferencë për shtyp, Rene Rexhepi ka dhënë detajet e suksesit të tij në botë.“Mendoj se suksesi im ka të bëjë me faktin që unë jam rritur në një familje që vjen nga një vend shqiptar si Tetova. Menyra se si hanim, si gatuanim, më bëri të bëhem i famshëm dhe të hapja restorantin tim. Interesante është gatimi i shijes së një rajoni që i përket , njerëzit mund të festojnë me shijet nga vend i të cilit i përkasin dhe ti vendosin këto në një mënyrë për të parë të ardhmen”tha ai.Bledar Kola, një nga nxenesit dhe pasuesit me te denje e me te nderuar te Rene Rexhepit, tha se Renean e ben të famshëm në botë stili i tij i gatimit dhe përbërësit që ka zbuluar në natyrë.Kuzhinieri me origjinë nga Tetova me babain shqiptar dhe nënën daneze u bë i famshëm fale recetave të tij të gatimit në restorantin Noma në Danimarkë.Vizita e tij në Shqipëri zgjat vetëm një ditë, ku do të jetë pjesë e drekës në Sheraton me ftesë të kryeministrit Berisha dhe më pas do të ketë një takim zyrtar me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.