Përurohet Monumenti i Pavarësisë në parkun “Rinia”

Me rreth një orë vonesë, ndryshe nga cfarë ishte parashikuar në oraret zyrtare të axhendës shtetërore për aktivitetet në kryeqytet në kuadër të festimeve të 100 vjet të Shqipërisë, është përuruar në parkun “Rinia”Monumenti i Pavarësisë.Ka qenë kryeministri Sali Berisha, i cili menjëherë pas pjesmarrjes në parade e FA, ka prerë dhe shiritin e këtij e kësaj vepre në nder të këtij viti jubilar për Shqipërinë.Ndërkaq ndryshe nga eventet e tjera nuk ka pasur ndonjë deklaratë nga Kryeministri, nisur dhe nga spostimet kohore që ka pësuar axhenda e veprimtarive të sotme.Ndërkaq “Monumenti i Pavarësisë” është vepër e dy arkitektëve nga Mynihu dhe frymëzohet nga banesa tradicionale shqiptare. Për autorët, banesa shqiptare ka shërbyer si shtëpi dhe fortifikim njëherësh, duke u bërë simbol kombëtar i qëndresës në shekuj. Për të shprehur idenë e pavarësisë, ata sjellin një ndërtesë të hapur e cila paraqitet si dy gjysma kubi ku njëra gjysmë mban çatinë dhe tjetra platformën.Kjo strukturë është menduar e lartë, e gjatë dhe e gjerë prej tetë (8) metrash dhe njerëzit mund të kalojnë lirisht përmes hapjes së saj. Në faqet e brendshme anësore të monumentit ka elemente të vizatuara me laser, si: ‘Deklarata e Pavarësisë’, simboli kombëtar i shqiponjës dhe figura njerëzore.Hapja e banesës simbolizon çlirimin e kombit shqiptar dhe kapërcimin nga izolimi drejt lirisë dhe pamjen nga e ardhmja.