Dita pas “Natës së Bardhë”, kryeqyteti i rikthehet normalitetit pas festës

Ndryshe nga ç'ishte festuar një natë më parë, kryqyteti sot është zgjuar nën petkun e qetësisë . Kjo është panorama që të ofron Tirana pas festimeve të pafundme, që ishin organizuar nëpër sheshet dhe rrugët kryesore të saj.Ndryshe nga ç'jemi mësuar të shohim gjatë ditëve të javës, kjo e shtunë pas organizimeve të 29 Nëntorit , që tashmë qytetarët e Tiranës e njohin si "Nata e Bardhë " ka pak lëvijze ose pothuajse fare, ndërsa fasada e saj të lë përshtypjen se kryeqyteti jonë s'ka festuar asnjë datë kalendarike të saj.Të vetmet që identifikojnë atmosferën e kaluar festive të nëntorit janë zbukurimet e flamujve , të vendosur nga Bashkia e kryqytetit përgjatë gjithë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" , në Tiranë.