Durrës, mbytet varka me 2 peshkatarë

Dy peshkatarë janë mbytur mbrëmjen e djeshme në bregdetin e Durrësit.Dy peshkatarët kishin dalë për peshkim me varkën e tyre por kanë humbur kontaktet që prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme me familjarët të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.Pas marrjes së denoncimit nga familjarët policia kufitare ka nisur kërkimet duke gjetur në det varkën dhe shumë pranë saj edhe trupin e peshkatarit Ndue Gjoka 53 vjeç.Pas disa orë kërkimesh, forcat kufitare kanë gjetur edhe trupin e pajetë të 55-vjeçarit Ramë Metalia.