Dyshime për drogë, policia greke ndjek skafin shqiptar, plagosen dy të rinj
Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur gjatë një operacioni të policisë greke në det.Të rinjtë nga Shqipëria kanë qenë duke lëvizur me skaf në ujrat territorial të Igumenicës kur rojet kufitare u kanë bërë shenjë të ndalonin. Ata nuk kanë ndaluar po janë futur në ujërat territoriale greke.
Për rreth 1 orë policia greke është vënë në ndjekje të tyre me dyshimin se kishte drogë. Gjatë ndjekjes, skafi është përplasur me një varkë dhe dy të rinjtë shqiptarë janë plagosur.Ata janë dërguar pa ndjenja në spitalin e Filatit dhe më pas policia i ka arrestuar. Policia greke gjatë kontrollit të ushtruar në motoskaf nuk arriti të gjejë drogë apo gje tjetër për vepër penale, ndërsa dyshon se të rinjtë kanë qenë të armatosur dhe me drogë, por i kanë hedhur në det pasi policia u është vënë pas.