Përmbytje në Kurbin, bllokohen kanalet kullues, uji del mbi rrugë
Pjesa më e madhe e tokave në rrethin e Kurbinit por edhe të Laçit, janë përmbytur si pasojë e rreshjeve të shiut që janë shënuar gjatë këtyre ditëve.Mungesa e një projekti të mirëfilltë ka sjellë edhe këtë situatë, për të cilën ndikon edhe bllokimi i kanaleve kryesore që shtrihen përgjatë aksit nacional, i cili në shumë pjesë të tij mbulohet nga uji.Ky është një problem i cili ka qënë prezent edhe gjatë viteve të kaluara, por pavarësisht kësaj asnjëherë nuk është marrë asnjë masë për pastrimin dhe sistemimin e kanaleve kullues.Përmbytjet e shpeshta që pëson kjo zonë, ka nxjerrë jashtë përdorimit parcelat dhe ngastrat e tokave, të cilat nuk shërbejnë më për asgjë, pasi prodhimi dhe mbjellja kryesisht e grurit, shkon dëm.Jo në pak raste si pasojë e vërshimit të ujit mbi superstradë, janë shfaqur edhe probleme në qarkullimin e automjeteve, ku si pasojë nuk kanë munguar edhe aksidentet automobilistike.Stina në të cilën jemi dhe fakti që këto toka u përmbyten që me rreshjet e para, tregon se situata pritet të përkeqësohet edhe më tej në ditët në vijim, ndaj kërkon menaxhim dhe ndërhyrje të menjëhershme për normalizimin e situatës.