Falimentojnë bizneset, Bashkia: Të paguajnë më parë detyrimet

456 biznese kanë aplikuar  në "Qëndrën Kombëtare të regjistrimit " për të mbyllur aktivitetin e tyre. Pavarësisht kërkesave të tyre të cilat vijnë si pasojë e gjendjes së ulet ekonomike të konsumatorëve, sërish kërkesat e tyre nuk mund të meren parasysh pasi duhet të paguajnë të gjitha detyrimet pranë zyrës së tatim taksave të Bashkisë Elbasan, të cilat shtohen çdo ditë nga kamat vonesat.Nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Serafin Papa, bën me dije se debiti i shënuar dhe i akumuluar nga bizneset kap shifrën e 65 milonë lekë të reja. Ai theksoi se mosmbledhja e të ardhurave ka rrudhur investimet e bashkisë, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejtë në buxhetin e vitit 2014.Situata dhe dëmi që i është shkaktuar buxhetit të Bashkisë nga mosrealizimi i të ardhurave, pritet të shoqërohet me inspektime në terren ku paralajmërohen edhe masa deri në sekuestrim të produdukteve në qoftë se këto biznese nuk paguajnë detyrime përkatëse.