Politika larg arsimit, Nikolla emëron Dr.Arsimit në Lezhë

Bardhok Pulaj do të jetë drejtori i ri i arsimit në qarkun e Lezhës. Përzgjedhja e zotit Pulaj në këtë post vjen pas debatit publik që u zhvillua mes kandidatëve, ndërsa u vlerësua nga një juri e përcaktuar nga ministria e arsimit.E pranishme në debatin publik mes kandidatëve ishte edhe ministrja e arsimit zonja Lindita Nikolla.Në fjalën e saj ajo ka deklaruar se ky proces ka qenë fokusi kryesor, kjo si një mënyrë për ti dhënë rëndësi meritës, përkushtimit dhe angazhimit të këtyre drejtuesve për të larguar politikën nga shkolla.Drejtori i ri i arsimit në Lezhë Bardhok Pulaj ka deklaruar se do të jetë bashkëpunuesi i çdo drejtuesi dhe çdo mësuesi për ti dhënë një tjetër frymë arsimit në këtë qark.Në garë morën pjesë 5 kandidatë, prej të cilëve 3 ishin gra. Komisioni i vlerësimit përbëhej nga 2 përfaqësues të ministrisë, dy nga bordi i prindërve dhe një ishte mësues.