Mjerimi në familjen Haxhiraj, apeli i babait për Reizin: Mjaft me arrati, dorëzohu
Disa kilometra larg Vlorës në lagjen Rexhepaj, jetojnë dy prindërit e Reizit Haxhirajt, një prej të arratisurve nga burgu i Drenovës dhe dy vajzat e tij, Ana 15 vjeç dhe Katerina 13 vjeçare, të cilët prej 4 ditësh janë mbërthyer fort pas ekranit të televizorit për të mësuar se çfarë po ndodh me birin dhe babain e tyre.I ati i Reizit,Namiku shprehet se prej kohësh nuk ka marrëdhënie me të birin dhe në ato pak raste kur ai ka folur me djalin e tij është ky moment ku i drejtohet për tu dorëzuar.Por një marrëdhënie tjetër ka Rabia me të birin e saj. Mes emocioneve, halleve të moshës dhe tronditjes që pësoi nga kjo ngjarje nëna e Reizit tregon se ka patur kontakt me të birin përherë.Ajo thotë se Reizi shpesh i pyeste për vajzat dhe problemet ekonomike që ata kishin, pasi ai është i divorcuar me bashkëshorten që prej kohës kur ai u arrestua dhe u ekstradua nga shteti grek dhe për dy vajzat kujdesen ata.Pavarësisht situatës mjaft të vështirë ekonomike me të cilën përballet kjo familje, prindërit e Reiz Haxhirajt, bëjnë apel që djali i tyre të dorëzohet pranë organeve të policisë pasi kjo vetëm e përkeqëson situatën.