Ndotja masive e Kukësit, Halilaj: Kemi 5 vite që kërkojmë landfill

Qindra tonelata me mbeturina urbane, të 10 lagjeve të qytetit të Kukësit, grumbullohen në një gropë e cila nuk ofron asnjë kusht, që mund ti përshtatet standardeve të duhura.Bashkia e qytetit, prej më shumë se 5 vitesh ka kërkuar ndërtimin e një landfilli, por deri tani asnjë nga institucionet shtetërore nuk kanë dhënë mbështetjen e tyre financiare për të mundësuar ndërtimin e një vepre të tillë, e cila do mund të përpunonte edhe qindra mbeturina që mund të grumbullohen nga zonat rurale të komunave që ka rrethi i Kukësit.Kreu i bashkisë, Hasan Halilaj thotë se gropa aktuale është në funksion, por që nga krijimi i saj, pronarëve të tokës, në të cilen ajo ndodhet, nuk i'u është shlyer qeraja e caktuar në kontratë.Në qarkun e Kukësit nuk ka asnjë landfill në të cilin mund të përpunoheshin mbeturinat urbane, duke bërë që në shumë zona ato t'i gjesh të hedhura vend e pavend, gjë që ka ndikuar jo vetëm në jetën e banorëve por edhe në turizëm.