Mbyllen 46 vende pune, Këshilli bashkiak miraton strukturën e re

Mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak në qytetin e Lushnjes ka filluar me një minutë heshtje në nder të të ndjerit, deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, i cili humbi jetën tragjikisht disa ditë më parë në një aksident automobilistik.Një prej pikave që u diskutua në këtë mbledhje ishte mënyra për strukturën e re të funksionit të bashkisë, ku pritet që 46 vende pune të shkurtohen në muajin janar, duke kursyer një vlerë prej 30 milione lekë të reja. Detajet e strukturës së re të bashkisë jan bërë publike nga këshilltari i Partisë Socialiste Servet Sula në cilësinë e kryetarit të komisionit të ekonomisë.Ndërsa kryetari i bashkisë Fatos Tushe theksoi se është e nevojshme hartimi i një plani zhvillimi dhe në bazë të tij do të punohet më pas me investimet në fusha të ndryshme të ekonomisë.Të gjitha pikat e kësaj mbledhje janë miratuar nga këshilltarët bashkiakë.